LAJMI I FUNDIT:

Veseli është nisur për vizitë zyrtare në SHBA  

Veseli është nisur për vizitë zyrtare në SHBA  
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeparlamentari Veseli,  do të takohet me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Shtetit amerikan dhe do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare parlamentare të shteteve anëtare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/