Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka nisur turin e ri me ekspertë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Veseli është takuar me disa ekspertë të ekonomisë për të diskutuar rreth zgjidhjes së problemeve ekonomike me të cilat po ballafaqohet vendi ynë.
Para ekspertëve të ekonomisë, Veseli ka folur fillimisht për turin e tij të dëgjimit të qytetarëve, ku ata i kanë adresuar shqetësimet dhe nevojat e tyre.
“Ju të gjithë jeni ekspertë të këtyre çështjeve, në veçanti të zhvillimit ekonomik. Politikanët nuk i dinë zgjidhjet për të gjitha problemet tona. Ata duhet t’i dëgjojnë ekspertët që punojnë në këto fusha, profesorët që ligjërojnë mbi tema siç janë financat, ndërmarrësia dhe ekonomia, si dhe liderët me përvojë në tregtinë ndërkombëtare. Ju keni përvojë pune të dorës së parë në zgjidhjen e çështjeve përkitazi me papunësinë në nivelet shtetërore, rajonale dhe lokale, në praktikë dhe në teori”, u ka thënë atyre Veseli.
“Ne duhet të krijojmë vende pune. Me lejoni të përsëris, ne duhet të krijojmë vende pune”, ka ripërsëritur Veseli.
Sipas Veselit, ky është një prioritet urgjent shtetëror, i cili ishte i qartë qysh nga fillimi i turit të dëgjimit. “Jam këtu sot për t’ju dëgjuar juve ekspertëve, në mënyrë që së bashku të mund ta ndërtojmë një plan për krijimin e vendeve të punës”, ka thënë ai.
Veseli është shprehur mirënjohës ndaj ekspertëve të ekonomisë që i janë bashkuar në këtë konsultim. “Shpresoj se ky do të jetë një konsultim produktiv. Dua të dëgjoj sa më shumë prej jush. Ne mund të mos jemi një vend i pasur me shumë burime natyrore, por ne kemi burimin më të madh, kapitalin tonë njerëzor”, ka thënë Veseli.
“Ju lutem të ndani idetë dhe përvojat tuaja. Jam këtu për t’ju dëgjuar. Së bashku ne mund të hartojmë një plan serioz për ta çuar Kosovën përpara”, tha ai.
Kadri Veseli ka thënë se politika duhet të merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe jo me problemet që politikanët kanë me njëri-tjetrin.
Në vend se të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, Veseli ka thënë se politikanët janë duke u krijuar probleme të reja qytetarëve dhe vendit. “Kjo sjellje politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, është shprehur ai.
Sipas tij, qytetarët duan një lidership që do të krijojë vende pune, që do të rrisë sektorin e bujqësisë, si dhe që do të fuqizojë të rinjtë dhe gratë tona për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në zhvillimin e shtetit tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania