Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në konferencën “Diplomacia ekonomike e Kosovës ‘Made in Kosova’”, në të cilën po marrin pjesë ambasadorë të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve dhe prodhuesve vendorë.
Veseli tha se zhvillimi ekonomik është faktori numër prej të cilit varen të gjitha proceset tjera në vend. Ai tha se vetëm një rritje e fuqishme ekonomike siguron ngritje të nivelit të punësimit në vend, rrjedhimisht edhe ngritje të standardit jetësor të qytetarëve tanë, si dhe mundësi të investimeve kapitale në sektorët tjerë vitalë për shoqërinë.
“Nuk do të mund të vazhdojmë gjatë duke mbajtur trendet e rritjes ekonomike, duke u bazuar kryesisht në investimet publike. Ne synojmë të jemi një ekonomi e konsoliduar e tregut të lirë, prandaj shteti nuk mund të zëvendësoj sektorin privat. Përkundrazi, shteti duhet të investojë në ato politika që kanë për efekt krijimin e një ambienti të favorshëm për potencialin zhvillimor të sektorit privat. Ky orientim nuk duhet të shihet vetëm si çështje kompetencash e këtij apo atij mekanizmi, e kësaj apo asaj ministrie. Angazhimi në këtë orientim na takon të gjithëve”, theksoi Veseli.
Duke u ndalur të mundësitë që ofron diplomacia ekonomike, Veseli tha se mungesa e burimeve financiare është një barrierë serioze në zgjerimin e kapaciteteve diplomatike të Kosovës, por kjo, sipas tij, nuk duhet të jetë arsye që të injorohet dimensioni i diplomacisë ekonomike. Republika e Kosovës, shtoi kryetari Veseli, ka nevojë jetike për thithjen e investimeve të huaja dhe diplomacia jonë duhet të shndërrohet në hallkën e parë të komunikimit të vendit tonë me investitorët e jashtëm.
“Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për një transformim të shpejtë nga një ekonomi mbijetese në një ekonomi të zhvilluar, nga një ekonomi tregtare, në ekonomi prodhuese, nga një vend importesh në vend që mund të eksportoj në tregjet e huaja. Burimet e mëdha natyrore, fuqia punëtore vitale, afërsia gjeografike me vendet e zhvilluara, janë tregues atraktiv për kapitalin e huaj”, tha kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se Kosova është një vend ku mund të ketë sipërmarrësi te garantuar, prej të cilës mund të fitojnë të tre palët, investuesit, qytetarët dhe shteti i Kosovës.
Ai tha se diplomacia duhet të bëhet promovuesi kryesor i mundësive ekonomike të Kosovës dhe kjo duhet të bëhet çdo ditë, gjatë 365 ditëve të vitit. Veseli shtoi se diplomacinë ekonomike duhet bërë kriter themelor në përformancën e diplomatëve të vendit tonë. Kreu i Kuvendit tha se ambasadat e Kosovës duhet të ngrisin fokusin e tyre ekonomik, nga niveli i atasheve individual ekonomikë, në nivel të departamenteve ekonomike që hulumtojnë kërkesat e investitorëve potencialë dhe orientojnë këto kërkesa drejt Kosovës.
“Na duhet të përfitojmë nga trendi global i zhvendosjes së kapitalit investiv nga vendet me ekonomi shumë të zhvilluar drejt vendeve në zhvillim. Duhet të braktisim iluzionin se përmirësimi i gjërave vjen vetvetiu. Nëse nuk veprojmë, nëse nuk angazhohemi me gjithë energjitë tona, askush nuk do të merret me ne. Kosova ka mundësi dhe do të bëhet një rrëfim suksesi ekonomik”, theksoi kryetari Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Bishlimovska: Ka ardhur koha që ne të thërrasim infermierët në pension për të punuar në shëndetësi

MPB ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave nga Ndërmarrja Komunale Strumicë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania