LAJMI I FUNDIT:

Veseli dekoron personalitetet franceze që ndihmuan për lirinë e Kosovës

Veseli dekoron personalitetet franceze që ndihmuan për lirinë e Kosovës

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dorëzoi dekoratat e dhëna në emër të Republikës së Kosovës nga presidenti, për personalitete të shquara franceze, të cilët kanë kontribuar vazhdimisht në mbështetje të çështjes së Kosovës.

Me këtë rast, u organizua edhe një pritje në Ambasadën e Kosovës në Paris, ku përveç laureatëve të medaljeve, të ftuar ishin edhe personalitete të jetës publike franceze, studentë dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Francë.

“Në një kohë kur zëri i Kosovës dëgjohej pak në botë, këta intelektualë francezë themeluan komitetin e Kosovës në Paris dhe falë punës së tyre shumëvjeçare, Franca dhe bota e kuptoi drejt problemin e Kosovës dhe kjo çështje u bë kauzë evropiane dhe kauzë botërore”, tha kryeparlamentari Veseli.


Emrat e intelektualëve francezë të dekoruar për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës janë: Antonio Garapon, Pierre Hasner, Olivier Mongin, Zhak Rupnik.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori