LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Dekada e Re do të fuqizojë Republikën e Kosovës

Veseli: Dekada e Re do të fuqizojë Republikën e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Elmi Reçica, kanë marrë pjesë në hapje të kuvendeve zgjedhore të të rinjve të PDK-së në Komunën e Hanit të Elezit dhe në Shtërpcë, ku qindra të rinj të profesioneve të ndryshme i janë bashkuar Partisë Demokratike, për Dekadën e Re.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tha se në procesin e deritashëm zgjedhor, mbi 20 mijë të rinj anekënd vendit, i janë bashkuar Partisë Demokratike, për të transformuar dhe reformuar atë për Dekadën e Re, e cila siç tha Veseli do të jetë Dekada e të rinjve të Kosovës.

“Partia Demokratike është gjithmonë e hapur dhe u jep hapësirën e duhur të rinjve. Sot, shumica e ministrave të PDK-së janë të rinj dhe ju rinia e mrekullueshme e Kosovës do të jeni ata që nëpërmjet ideve kreative inovatore, do të zhvilloni ndërmarrësinë dhe do ta zhvilloni Kosovën, shtetin që me aq shumë mund e sakrifica e kemi bërë”, tha Veseli.


Ai theksoi se Partia Demokratike e ka ulur moshën e anëtarësisë nën moshën 25 vjeç për të krijuar sa më shumë hapësirë për mijëra të rinj që i janë bashkuar partisë por edhe për të dhënë mundësi që rinia e partisë të përfshihet në strukturat e degëve, për të dhënë kontributin dhe përvojën e tyre të deritashme.

Veseli tha se këto zgjedhje të brendshme partiake po e transformojnë Partinë Demokratike në një subjekt edhe më të fuqishëm për t’i shërbyer vendit në sfidat e Dekadës së Re, duke u bazuar në tri shtyllat e programit të ri që për fokus kryesor kanë besimin, zhvillimin dhe integrimin e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori