Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar turin e tij të dëgjimit, të nisur dy javë më parë, në Podujevë, ku ka bashkëbiseduar me punëtorët e kompanive përpunuese ushqimore, nga të cilët ka kuptuar drejtpërdrejt për zhvillimin e këtyre bizneseve dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata.
Veseli ka deklaruar se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik.
“Kam dalë për ta dërguar një mesazh. Kosova ka nevojë për më shumë të punësuar, për ekonomi, e posaçërisht për prodhues. Unë kam ardhur të ju dëgjoj juve, që ne t’ju ndihmojmë si institucione”, ka thënë Veseli.
Ai, po ashtu, ka kërkuar që të dijë për problemet e kapaciteteve prodhuese nga biznesmenët. Bashkim Osmani, pronar i Kompanisë “Elaborion”, ka thënë se ata kanë nevojë për takime të tilla.
“Në rend të parë, jemi krijues. Po gjenerojmë vende të reja të punës, po ndikojmë në zhvillim ekonomik të Kosovës. Është privilegj me qenë prodhues. Kemi pasur mungesë të energjisë, mungesa e lëndës së parë, por me një punë të palodhshme kemi arritur t’i tejkalojmë këto dhe kemi arritur të jemi prezentë edhe në tregjet evropiane. Synimet tona janë që të jemi në hap me kohën dhe të jemi të barabartë me prodhuesit e regjionit, sepse kështu e kemi më lehtë të veprojmë”, ka thënë ai.
Sipas tij, kostoja e produktit final është më e lartë se në vendet tjera. Osmani, më tutje, ka përmendur edhe çështjen e kredive, duke thënë se kamatat janë të larta, pa e anashkaluar as çmimin e energjisë elektrike. Muhamet Ymeri, pronar i Kompanisë “Gelenteria”, ndërkaq, ka thënë se kapacitetet prodhuese janë ato që kanë qenë.
“Kur marrim me i shiqu problemet e prodhuesve, unë besoj që mundësitë me i kalu këto probleme janë. Është diçka që nuk po funksion, është diçka qe ne mund t’ia hedhim barrën Qeverisë dhe këtu po them që diçka nuk po funksionin. Problemet kryesore janë ato që çështja investive ka munguar. Unë po frikësohem se po shkojmë në proces regresiv”, ka thënë ai.
Veseli, pasi ka dëgjuar këta dy prodhues, është shprehur se këta të fundit janë ata të cilët e përcaktojnë ekonominë e një shteti. “Politika duhet të zhvillohet, për t’u zhvilluar ekonomia dhe për t’u punësuar njerëzit. Shteti është sovran, por sovraniteti duhet të bartet te njerëzit”, ka thënë ai.
Veseli, po ashtu, ka deklaruar se sa më shumë qe po takon kategori të shoqërisë, po i shquan më lehtë pengesat. “Transformimi i Kosovës në një shtet nuk mund të ndodhë pa pasur zhvillim ekonomik. Të jeni të bindur se konkurrenca ju bënë konkurrues në treg”, është shprehur ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova