Në turin e radhës të dëgjimit, kryetari i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar me qindra të rinj, studentë në Prizren.
Ai ka dëgjuar nga afër problemet me të cilat ata ballafaqohen dhe si ata e shohin zgjidhjen e problemeve të ndryshme në qytetet ku jetojnë.
Studentët theksuan se për ta është domethënëse që ju jepet mundësia të japin mendimet e tyre për zgjidhjen e problemeve në vend.
Studenti Blerand Bekteshi theksoi nevojën e mbështetjes së shtetit për studentët që të kryejnë punë sezonale gjatë pushimeve verore në mënyrë që të kenë mundësi të financojnë studimet e tyre dhe të profesionalizohen në fushën që kryejnë studimet.
“Neve si studentë na mungon puna e bursave. Pra nuk ka bursa. Na mungon që praktikën nuk mundemi me e kry në Universitet. Kur vjen koha e pushimeve verore ne nuk kemi mundësi me punu sepse nuk ka fabrika, nuk ka kompani private, nuk ka mbështetje prej shtetit për kompanitë private. Unë si student i fakultetit të shkencave kompjuterike duhet me shku me punu me vllaun tim në ndërtimtari atje, me grumbullua para verës dhe me i pagua shpenzimet e studimeve që shkoj në fakultet”, tha Bekteshi.
Ndërsa studentja Vjollca Buzhala kërkoi që institucionet qendrore të investojnë më shumë në hapësirat për aktivitete sportive e kulturore, si dhe në turizëm.
“Duhet të ketë më shumë hapësira për aktivitete sportive, letrare dhe kulturore në vendin tonë, më saktësisht në Prizren. Nëse isha pyetur unë se çfarë zgjidhje kam për këtë problem ose realizimin e këtij propozimi, atëherë kisha thënë që me u nda më shumë buxhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në drejtoritë përkatëse”, tha Buzhala.
Pasi dëgjoi idetë dhe sugjerimet e të rinjve, kryetari Veseli tha se një arsimim cilësor për të rinjtë, është faktori kyç për një ekonomi të zhvilluar që gjeneron vende pune dhe konkurrencë të denjë.
“Një nga segmentet kryesore kur bisedojmë në turin e dëgjimeve është sektori i arsimit. Derisa e kemi një situatë në të cilën kompanitë ankohen për mungesë të fuqisë profesionale, në të njëjtën kohë edhe nxënësit ankohen se nuk kanë mundësi dhe ta tregojnë aftësinë ose të marrin aftësi që të jenë të përgatitur për tregun e punës. Janë të gjitha këto që po vejnë në pah të metat tona si shoqëri të cilat politika duhet t’i rregulloj dhe ka obligim”, ka thënë kryetari Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Andonovski: Me ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike parandalojmë organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit online

LSDM: Është skandaloze që Mickoski mbron Izet Mexhitin përballë fakteve të qarta

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania