LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në Kosovë, FSK evakuon 60 qytetarë në Gjakovë

Vërshimet në Kosovë, FSK evakuon 60 qytetarë në Gjakovë

Forcat e Sigurisë së Kosovës u kanë dalë në ndihmë qytetarëve pas vërshimeve të djeshme dhe të sotme që kanë ndodhur në disa vende të Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se FSK ka ndihmuar në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e Kërkim – Shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim thuhet se “Ekipet e Kërkim – Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së janë mbështetura nga Kompania për Operacione Civile dhe Policia Ushtarake e FSK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”.

Ministria njofton se FSK ka evakuar 60 qytetarë në Gjakovë, të cilët janë strehuar në Aeroportin e Gjakovës.

“Operacionet janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre. Komanda e Forcave Tokësore ka evakuuar 60 qytetarë të Komunës së Gjakovës dhe i ka strehuar ata në Aeroportin e Gjakovës për strehim të përkohshëm”, vijon njoftimi.

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe borës në disa komuna në Kosovë janë shkaktuar vërshime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori