LAJMI I FUNDIT:

Verë në vend të anestezionit

Verë në vend të anestezionit

Amerikani me prejardhje nga Ekuadori është arrestuar për posedim ilegal të ordinancës stomatologjike në kuzhinën e shtëpisë së tij në një paralagje të New Yorkut.

Dentisti i rrejshëm, Carlos Flores, në vend të anestezionit pacientëve të tij u ka dhënë verë për tu ndihmuar në përballimin e dhimbjes, e policia supozohet se ka marrë vesh për këtë ambulancë kur një pacient ka përfunduar në spital pasi që Flores ia ka thyer dhëmbin gjatë tentimit për t’ia nxjerrë.

Policia ka theksuar se pacientët e tij kanë qenë imigrantë të varfër nga Amerika Latine dhe se në kuzhinë janë gjetur një karrige stomatologjike, ilaçe dhe pajisje dentare të mbuluara me gjak.

Flores është akuzuar për punë stomatologjike pa autorizim. Ai megjithatë pohon se ka pasur lejen e dentistit në Ekuador.