Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi po flasin për “përkufizim” apo “korrigjim” kufijsh si opsion i mundshëm për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë. Por ç’mendon opinioni publik shqiptar?
Vera është e nxehtë në Ballkan. Edhe politika është nxehur. Presidenti Thaçi flet për “korrigjime kufijsh” dhe ia bën këtë të ditur shqiptarëve në një intervistë për një agjenci të huaj lajmesh.
Kush e morri vesh e morri vesh të përkthyer.
Ky qe vetëm fillimi, më pas ai doli shumë herë t’ i fliste opinionit shqiptar dhe sqaronte idetë e tij që nuk janë “për ndryshime territoresh”.
Kryeministri Ramush Harainaj dërgoi mesazh se “Kufijtë nuk ndërrohen me fjalë”, duke aluduar kështu se vetëm lufta mund ta bëjë këtë gjë. Edhe opozita në Kosovë ka dalë kundër.
Nga Shqipëria dëgjohet pak. Qeveria shqiptare nuk është deklaruar zyrtarisht. Opozita shqiptare ka folur kundër asaj që e quan “tregti me tokën shqiptare”. “Nuk mund të këmbesh dy territore që janë shqiptare”, shkruan një ish deputet.
Opinioni publik në Kosovë e Shqipëri kundër korrigjimeve të kufijve
“Ideja e ndarjes së Kosovës është ide serbe, nuk është shqiptare, as ndërkombëtare”, shkruan shkrimtari Mehmet Kraja në artikullin e tij për këtë temë.
“Kohëve të fundit ndarja e Kosovës mori kuptimin e zgjidhjes politike, si zgjidhje-model e një konflikti të ngrirë, por me një potencial të fshehtë për të frikësuar kosovarët dhe për t’ua kthyer atyre idenë e humbjes pa alternativë”.
Edita Tahiri, ish kryenegociatorja në dialogun Kosovë – Serbi e quan këtë dështim të qeverisë kosovare dhe thotë në një intervistë televizive: “Unë mendoj se nuk duhet të biem në këtë grackë, sepse Kosova i ka bërë kompromiset e mëdha në Rambuje e më pas edhe në Vjenë. Kompromisi më i madh i yni ka qenë Pakoja e Ahtisarit, e cila ia siguron pakicës serbe – që i ka vetëm pesë për qind të popullsisë – 10 komuna që përfshijnë një territor rreth 25 për qind të tërë territorit të shtetit”.
Thaçi vazhdon përsërit në konferencat e shtypit se: “nuk do të ketë ndërrim territoresh, por vetëm bashkim me Luginën e Preshevës“.
Nga Lugina e Preshevës vetë njerëzit thonë se nuk duan zgjidhje të pjesshme.
Lugina e Preshevës ka tri komuna, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin dhe ato nuk duhet të ndahen.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit thekson, se “Lugina e Preshevës nuk do zgjidhje që cenojnë sovranitetin territorial të Kosovës“.
“Ajo që po bën Thaçi me Vuçiqin është përpjekje për krijim të realiteteve të reja në terren pa krijim paraprak të marrëdhënieve të rregullta ndërshtetërore”, shkruan Veton Surroi.
“Ky proces u përngjet më shumë takimeve mes presidentit serb Milosheviq dhe atij kroat Tugjman, gjatë zhbërjes së Jugosllavisë, të cilët të ulur mbi harta përpiqeshin të krijonin realitetin e ri që duhej t’i paraprinte një ardhmërie, të relacioneve mes dy shteteve të pavarura”.
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë nuk është konflikt territorial, por është konflikt për çështjen e statusit të Kosovës, thekson Arben Çejku, ish ambasadori shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk do të ketë të bëjë me vende që janë gjysma në paqe, gjysma në konflikt. Komuniteti ndërkombëtar do të ketë të bëjë me vende partnere, me të cilat të fillojë bisedimet për pranim në Bashkimin Evropian (Serbia) dhe pranim në NATO (Kosova)”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës