LAJMI I FUNDIT:

Vendi i punës që paguhet 20 mijë euro në muaj, por që askush nuk e dëshiron

Vendi i punës që paguhet 20 mijë euro në muaj, por që askush nuk e dëshiron

Ju do të mendonit se nuk do të ishte e vështirë që doktorë nga e gjithë bota do të shprehnin gatishmërinë që të punojnë në një vend të bukur të Zelandës së Re, në Tokoroa.

Dhe kjo bindje gjithsesi do të shtohet kur bukurisë ia shtojmë edhe kushtet që ofrohen për një vend të tillë të punës, transmeton Telegrafi.

E përfitimet janë: rreth 20 mijë euro në muaj, pa punë gjatë natës, e as në fundjavë, me qira të vogël, katër ditë pune, 12 javë pushim në vit.


Por, përkundër këtyre kushteve, një doktor që gjendet tashmë atje nuk ka mundur të gjejë “zëvendësimin” e tij. Madje në katër muajt e fundit ai nuk ka marrë ndonjë “përgjigje interesi”.

Alan Kenny (61) punon si doktor në Tokoroa, një fshat me rreth 13,500 banorë dhe rreth 130 milje në jug të Auckland.

Ai ishte zhvendosur nga Britania e Madhe, 30 vite më parë por mendon se largësia e fshatit nga qytetet e mëdha dhe ngarkesat në punë mund të kenë kontribuar në mungesë të interesimit për studentët e mjekësisë nga ato zona.

Ashtu si shumë vende, Zelanda e Re tenton për të rekrutuar mjekët e rinj në zonat rurale, me një raport ku thuhet se 37% e pozicioneve rurale ishin të zbrazëta vitin e kaluar.

Ai tani “ballafaqohet” me rreth 6000 pacientë të mundshëm, gjë e cila edhe i lejon që të ketë një pagë rreth dyfish nga norma mesatare e Zelandës së Re, transmeton Telegrafi.

Përkundër kësaj, ai nuk mund të përballojë këtë ngarkesë të punës kështu që është duke kërkuar një mjek për të ndarë punën e tij ose ta marrë atë përsipër plotësisht.

“Është një problem i madh për të gjetur zëvendësime”, ka thënë ai për mediat lokale.

“Vitin e kaluar, kam anuluar pushimet, sepse unë nuk mund të gjeja një zëvendësues… dhe këtë vit ndoshta do të duhet ta bëjë të njëjtën gjë”.

Ai ka thënë gjithashtu se vetëm gjatë një dite ka raste kur kishte 43 pacientë, duke punuar prej 8.30 deri në 18.00, pa bërë asnjë pushim dreke. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori