LAJMI I FUNDIT:

Vendet më “pijanecë” në botë, mësoni se në cilin vend ndodhet Shqipëria!

Vendet më “pijanecë” në botë, mësoni se në cilin vend ndodhet Shqipëria!

Shqipëria është një vend që ka një dashuri ndaj alkoolit, kryesisht rakisë, dhe shumë mendojnë se jemi ndër vendet që konsumojmë më shumë alkool.

Kjo falë faktit që rakia është pija e parë që ofrojmë sa herë kemi miq, dhe është një pijë që njihet si pija tradicionale.

Por në fakt në renditjen e përvitshme të vendeve që konsumojnë më shumë alkool Shqipëria nuk duket gjëkundi.


Vendi që kryeson listën nuk është Rusia, megjithëse konsumojnë  15 litra alkool të pastër për person në një vit.

Ose e thënë ndryshe, 155 shishe verë ose 750 gota me vodka.

Vendi i parë çuditërisht mbahet nga Bjellorusia me 17,5 litra ne vit, e ndjekur nga Moldavia, Lituania, Rusia, Rumana, Ukraina, Andorra, Hungaria, Çekia dhe në vend të dhjetë Sllovakia.

Shqipëria është në vendet e fundit të renditjes me 7 litra alkool të pastër në vit, duke qenë pas Greqisë që konsumon 10,3 litra alkool të pastër në vit, për person, transmeton tema.

I vetmi shtet që Shqipëria lë pas në rajon është Maqedonia me 6,7 litra në vit, për person.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori