Lidhja Demokratike e Kosovës është duke punuar me subjektet e tjera politike për sigurimin e numrave për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës, por nuk ka bërë të ditur se edhe sa vota i nevojiten për të paraqitur mocionin para Kuvendit.
Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, pas mbledhjes së kësaj partie me kryetarët e degëve të LDK-së.
Në këtë takim që u kryesua nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u diskutua për dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera me interes të Kosovës.
Duke folur rreth kërkesës për zgjedhje të parakohshme në Kosovë, Veliu tha se në takim është biseduar edhe për zgjedhjet e parakohshme, të cilat. sipas LDK-s nuk janë larg.
“Kështu që ne po punojmë me strukturat gjithandej Kosovës dhe grupin e deputetëve që të shkojmë kah mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, ku LDK do ta ketë qëndrimin definitiv dhe formësimit të qëndrimit sa i përket dialogut dhe çështjeve me interes të Kosovës”, tha Veliu, raporton KP.
Sipas tij, LDK është duke punuar me subjektet tjera politike, përfshirë edhe deputetë nga koalicioni qeverisës, për sigurimin e votave për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, por nuk bëri të ditur se edhe sa vota i nevojiten për të kërkuar mocion mosbesimi në Kuvend.
“Ne po punojmë edhe me subjektet tjera politike që t’i bëjmë numrat për rrëzimin e kësaj qeverie, pasi sa më shpejt që kjo qeveri të bie, është më mirë për Kosovën, pasi kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin e qytetarëve të Kosovës dhe në një proces të ri institucionet do ta kenë legjitimitetin për t’u marrë me tema vitale për qytetarët e Kosovës… Ditëve të ardhshme ne do t’ju informojmë më saktësisht”, ka thënë Veliu.
Ndryshe, LDK-ja edhe më herët është shprehur për zgjedhje të parakohshme në Kosovë, pasi sipas kësaj partie, qeverisja aktuale nuk është duke qeverisur mirë me vendin dhe ka humbur besimin e qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit