LAJMI I FUNDIT:

Vdiq romancierja e njohur britanike, Ruth Rendell

Vdiq romancierja e njohur britanike, Ruth Rendell

Romancierja Ruth Rendell vdiq sot në Londër, në moshën 85-vjeçare, njoftoi botuesja e saj - ”Penguin Random House”.

“Jemi të trishtuar nga humbja e një prej autoreve tona më të dashura”, thanë nga shtëpia botuese.

Rendell, i cila kaloi një infarkt në fillim të këtij viti, botoi më shumë se 60 romane, duke fituar shumë çmime prestigjioze.

Një nga romanet më të njohur të saj, ”Inspector Wexford”, frymëzoi një serial televiziv shumë popullor.

“Ruth do të na mungojë shumë”, thanë nga ”Penguin Random House”.