LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë një fëmijë dy vjeçar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup

Ndërron jetë një fëmijë dy vjeçar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup

Një fëmijë dy vjeçar dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Fëmija është sjellë me ambulancë në orën 11:30 nga Prilepi.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup, Milena Stavanoviq, tha se sëmundja filloi më pak se 24 orë para pranimit të fëmijës, e cila ka qenë në departamentin e pediatrisë në Prilep, ku mori terapi fillestare në konsultim me infektolgun u dërgua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Fëmija në Klinikë menjëherë është dërguar në kujdes intensiv.

“Janë marrë analizat e nevojshme mikrobiologjike dhe është filluar me trajtim intesiv, por sëmundja për fat të keq përfundoi me një rezultat fatal në orën 18:15 minuta”, tha Stevanoviq, duke shtuar se ishte një pasqyrë shumë e rëndë klinike e sëmundjes që shkaktohet nga mikrobi meningitis, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Një manifestim klinik i tillë i sëmundjes, sipas Dr. Stevanoviq, është jashtëzakonisht i rrallë me vdekshmëri të lartë pavarësisht marrjes së të gjitha masave të nevojshme. Sëmundja fillon ashpër, ndërsa simptomat shpesh janë të paspecifikuara tek fëmijët deri në moshën 4 vjeçare, siç është për këtë fëmijë. Në orën e ardhshme nga fillimi i sëmundjes ajo zhvillohet në formën e saj më të rëndë, dhe për fat të keq mbaron me vdekje.

Fëmija jetonte jashtë vendit dhe qëndronte në Maqedoni përkohësisht dhe me siguri që sëmundjen e ka marrë këtu në Maqedoni.

Kjo është sëmundje ngjitëse që transmetohet me kontakt të afërt me personin e infektuar./Telegrafi/