Më 7 gusht 2019 në qytetin Gold Coast (Queensland, Australi) ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Masar Krasniqi.
I lindur në tetor të vitit 1931 në Prishtinë, për shkak se ishte i përndjekur politikisht, ai është detyruar ta braktisë vendlindjen fare i ri, në moshën 21-vjeçare.
Që nga viti 1950, kur është shtrënguar ta lërë atdheun e tij të shtrenjtë, Kosovën, deri në vitin 2007 ai ka jetuar në Zelandë të Re, ndërkaq 12 vjetët e fundit të jetës së tij në Australi, ku edhe ka vdekur.
Biografia e plotë
Ndonëse larg atdheut, ai kurrë nuk ka reshtur së vepruari për çështjen kombëtare. Atdhe i tij nuk ka qenë vetëm Kosova, ku ai ka lindur. Atdhe
ka qenë Shqipëria, Atdhe kanë qenë të gjitha trojet shqiptare për lirinë e të cilave ka luftuar gjatë gjithë jetës së tij.
Angazhimi i tij për çështjen kombëtare është intensifikuar, sidomos në kohën kur Kosovës iu morën edhe ato pak të drejta që kishte. Ishte koha kur shqiptarët e Kosovës po largoheshin masivisht nga puna dhe po privoheshin nga çdo e drejtë dhe liri qytetare e kombëtare. Ishte fundi i viteve ‘80 dhe fillimi i viteve ’90. Lëvizjet për këto të drejta e liri të shqiptarëve në Kosovë kishin marrë hov dhe Masar Krasniqi ishte vënë tërësisht në shërbim të çështjes kombëtare.
Themelimi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në janar 1989, nga ish-kongresisti Joseph J. DioGuardi, mik e bashkëpunëtor i afërt i Krasniqit dhe zgjedhja e këtij të fundit në kryesinë e saj, si përfaqësues i interesave të lobit amerikan për Shqipërinë, për Kosovën, për Maqedoninë dhe për trojet e tjera shqiptare, shënon kulmin e angazhimit të Masar Krasniqit për kauzën shqiptare.
Që nga vizita e dytë e Ibrahim Rugovës në SHBA, në prill 1990, Masar Krasniqi e ka shoqëruar Rugovën pothuaj në çdo takim me personalitete të shquara të Amerikës e të shteteve të ndryshme të Europës dhe pjesë e shumë prej këtyre takimeve, sidomos në SHBA, ka qenë edhe ish-kongresisti me prejardhje shqiptare, Joseph J. DioGuardi.
Masar Krasniqi ka takuar shumë personalitete të huaja e shqiptare dhe të gjitha këto takime kanë qenë në shërbim të çëshjes kombëtare. Nënën Terezë e ka takuar në Zelandë të Re në vitin 1970 dhe në Shqipëri në prill 1993 (gjatë vizitës në Shqipëri të Papa Gjon Palit II). Krasniqi ka takuar dhe Ibrahim Kelmendin, atdhetarin e veprimtarin preshevar si dhe atdhetarin e veprimtarin Luan Gashi, edhe ky mërgimtar si vetë Krasniqi.
Pjetër Arbnorin e ka takuar disa herë, vetë ose bashkë me DioGuardin, në kohën kur ai ishte kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (1992-1997). Kongresistin republikan, Benjamin Gilman, mikun e madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili më 1992, bashkë me Tom Lantosh kishte bashkë sponsorizuar Rezolutën e paraqitur në Kongres nga LQSHA-ja, e cila bënte thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e ka takuar 4-5 herë.
Në fund të këtij shkrim-përkujtimi për Masar Krasniqin, një kritikë, e sugjerim njëherësh, për pushtetarët e Kosovës: ky bir Kosove, i injoruar
në të gjallë, të dekorohet pas vdekjes, së paku me një mirënjohje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova