Akademiku i njohur Ylli Popa u nda sot nga jeta në moshën 87 vjeçare. Popa ishte mjeku i njohur kardiolog dhe për një periudhë 10 vjeçare drejtoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
“Pas një gjendjeje të përkeqësuar kronike të shëndetit, u nda nga jeta akademiku Ylli Popa, intelektual i mirënjohur, me veprimtari të shumanshme, të shtrirë në më shumë se gjashtë dekada” bën të ditur Akademia e Shkencave.
Ceremonia e Varrimit është sot në orën 17.00. Nisja nga shtëpia e tij: Adresa: Rr. Sami Frashëri, Pallati Nobis, Tiranë.
Ylli Popa ka qenë deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë për dy legjislatura si dhe anëtar themelues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Ai për vite të tëra, ka qenë edhe mjek i Enver Hoxhës.
Nekrologji
Ylli Popa u lind në një familje me tradita intelektuale dhe kombëtare në qytetin e Elbasanit në vitin 1930.
Pasi përfundoi studimet si normalist në qytetin e lindjes u diplomua si mjek në Bukuresht, në fushën e medikologjisë. Pas kthimit nga Rumania, për tre vjet me radhë drejtoi të parën katedër universitare të biokimisë në Shqipëri.
Me themelimin e Universitetit të Tiranës për një kohë të shkurtër u ngarkua të punonte në katedrën e sapokrijuar të terapisë spitalore. Ylli Popa është një prej mjekëve të parë shqiptarë që u specializuan për kardiologji përmes studimeve pasuniversitare.
Gjatë viteve 1958-1961 ai ndërpreu mësimdhënien në Universitet dhe thelloi studimet mjekësore në Moskë.
Me kthimin në Shqipëri, si mjek në spitalin klinik shtetëror nr. 1, bashkë me kolegë të tjerë, Ylli Popa u bë themelues i shkollës shqiptare të kardiologjisë, e cila pati vlerësime të larta edhe prej personalitetesh të larta të kësaj fushe në botë.
Shërbimi si mjek në rrjetin spitalor të vendit dhe mësimdhënia e kërkimi universitar janë dy shtylla paralele mbi të cilat u zhvillua veprimtaria shkencore dhe intelektuale e akademikut Ylli Popa.
Duke qenë shef i pavijonit të kardiologjisë në shërbimin spitalor, në të njëjtën kohë drejtonte edhe katedrën universitare të propedeutikës, në krye të së cilës qendroi deri në vitin 1983.
Nën drejtimin e tij u themelua e para katedër dhe i pari shërbim shqiptar i kardiokirurgjisë, të cilat i kryesoi deri në vitin 1993.
Autor e bashkautor i botimeve universitare Leksione të kardiologjisë dhe Kardiologjia, që njohën disa rishtypje, përgjatë më shumë se dy dekadave prof. dr. Ylli Popa la gjurmën e dijeve dhe të përvojës së tij serioze në disa breza mjekësh.
Atij i takon merita e përveçme që, qysh në vitin 1972, për herë të parë në shërbimin shëndetësor shqiptar dhe në veprimtarinë universitare të vendit zuri vend koncepti bashkëkohor i mjekësisë moderne mbi miokardiopatitë idiopatike.
Në veprimtarinë e tij të gjatë si mjek e si mësimdhënës, Ylli Popa e njohu jetën e popullit shqiptar nga majat dhe nga fundi, nga klinikat e udhëheqjes politike dhe nga fati i njeriut pa krahë, që tek mjeku shihte shpëtimtarin e jetës. Kjo njohje zgjeroi tek ai shqetësimin qytetar dhe fuqinë e mendimit intelektual.
Ai është autor i të parit artikull kontestues mbi vlerat e sistemit politik kushtetues që trashëgoi Shqipëria që nga viti 1944. Shkrimi i tij, me një titull të huazuar nga vepra e njohur e M. Proust-it “Në kërkim të kohës së humbur”, botuar më 30 prill dhe 1 maj të vitit 1990 pikërisht në zëdhënësen e përditshme të partisë në fuqi, shkaktoi një tronditje të fuqishme ideologjike dhe u bë shenjë për botën e jashtme se në Shqipëri po shfaqej publikisht edhe mendimi ndryshe.
Ylli Popa ishte kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për një periudhë 10-vjeçare, në një kohë të vështirë (1997-2007), dhe njihet si një nga drejtuesit më jetëgjatë të këtij institucioni, më jetëgjati pas viteve 1990. Në krye të këtij institucioni, ai vendosi gjithë autoritetin e tij, gjithë mundësitë e ndikimit, fuqinë e mendjes dhe të shpirtit, për t’i rikthyer atij autoritetin si institucioni më i lartë i kërkimit shkencor në vend, me përgjegjësinë e një kryeqendre të studimeve albanologjike brenda dhe jashtë vendit, që hartoi të parën platformë të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, e cila u bë pikë reference jo vetëm në jetën shkencore, por dhe në veprimin diplomatik ndërkombëtar.
Ai njihet në gjithë botën akademike-universitare sa për urtësinë e tij, aq dhe për mendimin reformator dhe për advokimin ndaj albanologjisë, si shkencë e identitetit.
Akademiku Ylli Popa ishte një dijetar që njihej dhe vlerësohej edhe në shkallë rajonale e ndërkombëtare. Shumë artikuj shkencorë të tij u botuan në revista shkencore të indeksuara jashtë vendit.
Për gjashtë vjet (1987-1993) ishte kryetar për Shqipërinë i Lidhjes Ballkanike të Mjekëve (Union Medicale Balcanique).
Veprimtaria qytetare e Ylli Popës njeh një tjetër pikë reference, duke qenë anëtar themelues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, e para organizatë opozicionale dhe kritike ndaj sistemit politik që ishte trashëguar, që e formalizoi veprimtarinë e tij para krijimit të së pares opozitë politike në Shqipëri. Në kuadër të kësaj organizate ai ka luajtur një rol parësor në mbrojtje të të drejtave të njeriut në një prej periudhave më të vështira.
Ylli Popa ka qenë deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë për dy legjislatura. Për veprimtarinë e tij shumë të dobishme në shërbim të shkencës dhe popullit ai ka mbajtur titullin e lartë Hero i Punës Socialiste dhe është dekoruar me urdhrin Flamuri i Kuq i Punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët