LAJMI I FUNDIT:

Vdes në spital këmbësori i cili u godit mbrëmë nga një veturë në Rahovec

Vdes në spital këmbësori i cili u godit mbrëmë nga një veturë në Rahovec
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku kishte ndodhur dje në rrugën “Avdullah Bugari” në Rahovec, ku si pasojë e goditjes nga vetura një këmbësorë kishte pësuar lëndime të rënda, dhe i njëjti më vonë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjakovës.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin – viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Viktima rreth orës 23:00 në spital ka ndërruar jetë vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e policisë.


Me vendim të prokurorit i dyshuari – ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa i dyshuari ishte duke drejtuar automjetin e tij në rrugë dhe kur arrin në afërsi te furra e bukës ‘ERZAN’ nga pakujdesia duke mos iu përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave të rrugës godet këmbësorin, i cili në momentin kritik kishte qenë duke kaluar rrugën. /Telegrafi/