LAJMI I FUNDIT:

Vdes, i mbytur nga torta, në një garë shpejtësie

Vdes, i mbytur nga torta, në një garë shpejtësie

Gjatë një gare të ngrënies së shpejt të ushqimit, të organizuar kohë më parë, ka vdekur Adam Deeley, një 34-vjeçar nga Anglia. Ai ka vdekur i mbytur, ndërsa tentonte të hante numrin më të madh të fetave të tortës në kohën më minimale të mundshme.

Adam Deeley vdiq pasi gëlltiti njëkohësisht 5 feta ëmbëlsire, gjatë një feste të organizuar në lokalin Monkey Cafe në Angli.

Festa donte të mblidhte fonde. Në fund të festës, disa persona, të dhënë pas ushqimit menduan të organizonin këtë festë, por që i riu 34-vjeçar nuk ia doli dot mbanë.

Edhe pse ambulanca erdhi menjëherë, burri vdiq para se të arrinte në spital. Ndoshta ky incident i shëmtuar do të shërbejë për të kuptuar që gara të këtij tipi mund të jenë të rrezikshme. /shekulli/