LAJMI I FUNDIT:

Vdes Harold Pinter

Vdes Harold Pinter

Njëri nga dramaturgët më të mëdhenj dhe më me ndikim të shekullit të 20-të, fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Harold Pinter, ka vdekur në moshën 78 vjeçare, njofton BBC.

Harold Pinter shkëlqeu si aktor, skenarist dhe regjisor, por ishin dramat e tij që patën efektin më të madh, aq sa mbiemri "pinteresk" madje u fut ne fjalorin e gjuhës angleze të Oksfordit. Në tetor të 2005-s, ai mori Çmimin Nobel për Letërsi.

Harold Pinter kaloi disa vjet si aktor profesionist para se drama e tij e parë "Birthday Part" të shfaqej në Londër dhe të kritikohet rreptë nga thuajse te gjithë kritikët përveç njerit, Harold Hobson. Por shfaqja e tij e radhes "Caretaker," për një të pastrehë që pranon një ofertë për strehim të përkohshëm, shënoi sukses të menjëhershëm.

Veshi i Pinterit për dialog e bëri atë skenarist të talentuar, sidomos në bashkëpunimet me regjisorin Joseph Losey në filmat si "The Servant", "The Accident" dhe "The Go-Between".