LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit, në 24 orët e fundit u dhanë mbi 19 mijë vaksina

Vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit, në 24 orët e fundit u dhanë mbi 19 mijë vaksina

Është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit, ku vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 248 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës, transmeton Telegrafi.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga MSH.


Ky është vendimi i Qeverisë me të gjitha masat e reja anti-COVID
Lexo po ashtu Ky është vendimi i Qeverisë me të gjitha masat e reja anti-COVID

Në 24 orët e fundit, në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën edhe tre persona. Ndërkaq, janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.

Në total numri i rasteve aktive është 5.493.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e enjte ka miratuar masat e reja kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori