LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon seanca e Komisionit Hetimor për rastin e Onkologjisë në Shkup

Vazhdon seanca e Komisionit Hetimor për rastin e Onkologjisë në Shkup

Komisioni Hetimor për skandalin në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë në ISHP vijon sot punën në Kuvend. Do të dëgjohen dëshmitarët dhe ekspertët dhe do të shqyrtohen aktet dhe dokumentet në lidhje me ngjarjet e Onkologjisë.

Më 13 të këtij muaji, anëtarët e Komisionit kanë filluar marrjen në pyetje të ekspertëve dhe bartësve të funksioneve publike, si dhe për analizimin e dokumentacionit dhe transkripteve të deklaratave të rreth 60 dëshmitarëve të dëgjuar më parë.

Komisioni hetimor në Kuvend është formuar pas publikimit të rastit të abuzimit me ilaçet nga Klinika e Onkologjisë.


Pas plotësimit të dëshmive dhe dokumentacionit, siç tha kryetarja e Komisionit Anketues, Rashella Mizrahi, do të merren vendime të cilat do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike./Telegrafi/