LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon puna në varrezën masive

Vazhdon puna në varrezën masive

Ekspertët e mjekësisë ligjore po punojnë në një varrezë masive të zbuluar këto ditë në pjesën lindore të Kosovës.

Zëdhënësi i EULEX-it, Christoph Lamfalussy tha se varreza është zbuluar nga policia e Kosovës dhe ajo e Bashkimit Evropian. Ai shtoi se në të janë gjetur mbetjet mortore të të paktën tetë viktimave.

Varreza masive është lokalizuar në një vend ku trupat e ushtrisë jugosllave kishin bllokuar rrugën në vitin 1998.

Sipas zëdhënësit Lamfalussy dyshohet se mbetjet janë të viktimave të vitit 1998. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të thotë të cilës përkatësi etnike mund t’i përkasin viktimat.


Zhvarrosja në varrezën masive, e filluar të enjten, pritet të përfundojë të dielën.

Rreth 2 mijë persona, shumica shqiptarë, konsiderohen të humbur në Kosovë që nga konflikti atje i viteve 1998-1999. /BBC/