LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon protesta e administratorëve, 988 të punësuar nuk i kanë marrë pagat e dhjetorit

Vazhdon protesta e administratorëve, 988 të punësuar nuk i kanë marrë pagat e dhjetorit

Punonjësit e disa institucioneve shtetërore kanë vijuar edhe sot protestën paralajmëruese gjysmëorëshe, duke kërkuar rritje 30 për qind të pagave dhe nënshkrimin e kontratave kolektive.

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve Administrativ, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare (SPAOGJSHQ) Trpe Deanovski, para Entit Shtetëror të Statistikës deklaroi se 988 punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat për muajin dhjetor, edhe pse afati ligjor ka kaluar.

“Bëhet fjalë për punonjësit në të gjitha inspektoriatet në vend. Për shkak të vonesës së Ministrisë së Financave, e cila nuk i ka marrë me kohë detyrimet e saj në përputhje me ndryshimet ligjore, ka lënë 988 punonjës pa paga, pa kredi të shlyera dhe pa fatura të paguara në muajin më të gjatë të vitit. Afati ligjor për pagesën e pagave, i cili paguhet më së voni deri më 15 të muajit, ka skaduar dje dhe ende nuk ka informacion se kur dhe nëse këta punëtorë do t’i marrin pagat”, tha Deanoski.


Ai sqaroi se kjo nuk është grevë e punonjësve të administratës publike, por protestë.

“Grevë nënkupton moskryerjen e detyrave të punës, dhe nëse punonjësit e Entit Shtetëror të Statistikës nuk kryejnë qoftë edhe një detyrë nga fushëveprimi i tyre, që është llogaritja dhe publikimi i pagës mesatare mujore në nivel shtetëror, puna e shumë institucioneve do të vihet në pikëpyetje, ndërsa pasojat do t’i vuajnë qytetarët”, tha Deanoski.

Ndërkohë që po zhvillohej kjo protestë, përfaqësues të SPAOGJSHQ-së mbajtën një konferencë për media para Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori