LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati për “thikat mbi hartën e Kosovës”, Haxhiu i reagon Thaçit

Vazhdon debati për “thikat mbi hartën e Kosovës”, Haxhiu i reagon Thaçit
Foto: Arkiv

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit Hashim Thaçi, i cili sot tha se u pa se në Shtëpinë e Bardhë nuk pati thika e as ndarje të Kosovës.

Lidhur me këtë deklaratë, Haxhiu ka thënë se pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër.

“Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura”, ka thënë Haxhiu.


Thaçi flet për “thikat në Shtëpinë e Bardhë”: Ata që dhanë deklarata të tilla, të kërkojnë falje
Lexo po ashtu Thaçi flet për “thikat në Shtëpinë e Bardhë”: Ata që dhanë deklarata të tilla, të kërkojnë falje

Postimi i plotë:

Pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ia bëjë dikujt tjetër. Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për vetën, ani pse përgjigjen e dimë, madje të vërtetën. Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura. Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikan kemi deklaratat e vet presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori