LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati në Kuvendin e Maqedonisë për ndërtimin e korridoreve

Vazhdon debati në Kuvendin e Maqedonisë për ndërtimin e korridoreve

Komisioni kuvendar për Çështje Evropiane sot do ta vazhdojë debatin për Propozim-ndryshimet e ligjeve për ndërtimin e korridoreve, që janë me flamur evropian dhe që do të duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e komisionit të premten refuzuan amendamentet e opozitës maqedonase, ndërsa në seancën e sotme duhet të fillojë debati për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik.

Deri tash në debatin e Komisionit për Çështje Evropiane, opozita maqedonase dha vërejtje për ligjet që sillen me flamur evropian dhe procedurë të shkrtuar. Ata akuzuan se po miratohen ligjet për një marrëveshje që nuk e kanë parë dhe ku punëtorët detyrohen të punojnë nga 72 orë në javë në vend të 40 orëve.


Deputetët e shumicës aktuale u shprehën se nuk ka rritje të orarit të punës dhe se punëtorët që do të punojnë orë shtesë do të paguhen, ndërsa me ligjet e miratuara, do të shpejtohet ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-d./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori