Vendimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për zëvendësimin e orëve të humbura të nxënësve, ka bërë që ende të ketë paqartësi lidhur me mbajtjen e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve.
Në shkollën “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, Këshilli i Prindërve të nxënësve të kësaj shkolle ka kërkuar nga Drejtoria e saj që nuk do të pranojnë asnjë mësim shtesë gjatë fundjavave apo pushimit pranveror të nxënësve, shkruan Telegrafi.
“Siç edhe kemi paralajmëruar gjatë takimeve tona në kohën e grevës së mësimdhënësve, ju bëjmë të ditur edhe tani se Këshilli i prindërve i SHFMU “Xhemail Mustafa” vazhdon të jetë pranë qëndrimit të vet se nuk do të pranojmë asnjë mësim shtesë gjatë fundjavave apo pushimit pranveror të fëmijëve tanë! Mësimet shtesë eventuale mund t’i pranojmë vetëm në ditët e rregullta mësimore! Andaj kërkojmë nga ju mirëkuptim dhe respektim të këtij qëndrimi të pandryshueshëm”, shkruan në njoftimin dërguar Drejtorisë së shkollës Xhemail Mustafa.
Ndërsa shkolla model “Qamil Batalli” në Prishtinë, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar nxënësit që vijojnë mësimet në këtë shkollë se nga nesër do të punohet përgjatë 5 të shtunave radhazi.
“Duke u bazuar në vendimin e Ministrisë së Arsimit, për zëvendësim të orëve të humbura përgjatë grevës, nga nesër do të punohet përgjatë 5 (ditë) të shtunave radhazi nga dita e nesërme. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
“Për ata që dëshirojnë të japin vërejtje për këtë vendim, ju lus të mos shkruani në këtë faqe por ne institucione tjera sepse ne nuk kemi marrë vendim përmes kësaj faqeje, as të organizohet greva e as te zëvendësohen orët. Andaj ju lus qe ankesat tuaja t\i dërgoni tek institucionet vendimmarrëse dhe jo tek ne. Si dhe, ne vetëm ju njoftojmë qe shkolla do jetë e hapur dhe asesi të ndërhyjmë në planifikimet familjare dhe rrjedhimisht është e drejtë e prindërve të vendosin nëse i sjellin apo jo fëmijët në shkollë.
Ne kemi marrë pëlqimin edhe te Këshillit Drejtues të Shkollës apo Bordit të Shkollës, për të plasuar si informim tutje për prindërit rreth këtij vendimi. Shëndet dhe mbarësi për të gjithë”, shkruan në Facebook kjo shkollë.
Ndërsa më 26 shkurt MASHT-i mori vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.
Në vendimin e MASHT-it thuhet se mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve, do të zëvendësohet si ën vijim: 5 ditë zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019; pesë ditë të shtunë të zëvendësohen gjatë vitit shkollor mësimor 2018/2019, dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës