Vazhdojnë bisedimet për zgjedhjet presidenciale, Zaevi sot në takim me Selën
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot do të vazhdojë bisedimet me partitë tjera për të arritur marrëveshje që në zgjedhjet presidenciale të garojnë me një kandidat.
Zaev për sot ka paralajmëruar takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ndërsa nesër do të takohet edhe me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai është shprehur optimist se ata do të prononcohen pozitivisht për këtë qasje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konkursi partiak në LSDM për paraqitje të kandidatëve për president shteti ka përfunduar dje, ndërsa zyrtarisht është e njohur vetëm kandidatura e ish ambasadorit Gjorgji Filipov. Partia qeveritare nuk ka publikuar emra tjerë, në tentim të gjejë kandidat të pranueshëm për qytetarët nga gjitha bashkësitë etnike dhe shtresat sociale, personalitet që do e paraqesë idenë: një shoqëri për të gjithë.
Që të gjendet dhe harmonizohet kandidati konsensual, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dje dhe pardje ka pasur takime të ndara me liderët e tre partive shqiptare Ali Ahmeti nga BDI, Menduh Thaçin e PDSH-së dhe Afrim Gashin e Partisë Alternativa.
Organet partiake të LSDM-së dhe BDI-së, ose sekretarët e tyre organizativ deri në fund të javës do të vazhdojnë me konsultimet për kandidat të mundshëm të përbashkët për president.
Ndryshe, në zgjedhjet e gjashta presidenciale të caktuara për më 21 prill, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM do të garoj me Gordana Siljanovska-Davkova, e cila të shtunën u zgjodh me shumicë votash nga delegatët e kësaj partie në kongresin që u mbajt në Strugë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos