LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë arrestimet për demonstratën e të premtes

Vazhdojnë arrestimet për demonstratën e të premtes

Policia po vazhdon arrestimet e personave të përfshirë në demonstratën e të premtes së shkuar, ndërsa të hënën është konfirmuar arrestimi i dy personave të tjerë.

Ani Byku, 26 vjeç, nga Tirana, akuzohet se "ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë" ndërsa Ymer Murati, 47 vjeç, nga Burreli, banues në Tiranë, akuzohet se "ka goditur me mjete të forta për shkak të detyrës punonjësit e policisë të Komisariatit nr.3". /Telegrafi/