LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë aktivitetet e partive politike në fushatën e Zgjedhjeve lokale

Vazhdojnë aktivitetet e partive politike në fushatën e Zgjedhjeve lokale

Partitë politike në Maqedoni edhe gjatë ditës së pestë të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale kanë realizuar takime të shumta me qytetarët.

Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura  të gjitha takimet e partive më të mëdha me qytetarët.

Vizita e djeshme e kandidatit për kryetar të komunës së Tetovës nga Aleanca për Shqiptarët, Adnan Nezirit në Malësinë e Tetovës përfundoi me takimin me banorët e fshatit Shipkovicë, ku ai dhe ekipi tij e vizituan shtabin zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët në këtë fshat.


Kandidati për kryetar komune Adnan Neziri, premtoi se ai me ekipin e tij do e përkahin këtë fshat, i cili edhe pse disa herë e ka votuar pushtetin por asnjëherë nuk ka marrë përkahje nga i njejti. Ai tha se do angazhohet personalisht që kërkesat e banorëve të Shipkovicës të shkojnë në drejtim të duhur. Arif Musa, kryetar i shtabit zgjedhor të ASH-së në Tetovë, i cili njëherit e ka orgjininën nga ky fshat. Ai u premtoi se se maksimalisht do angazhohet që ky fshat, si fshatërat tjerë të Malësisë të jenë primar për Adnan Nezirin.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti tubim në Studeniçan të Shkupit ku kandidati i kësaj partie për kryetar komune Femi Jonuzi prezantoi platformën me projektet që do t’i realizojë nëse fiton zgjedhjet më 15 tetor.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në tubim tha se partia e tij vazhdimisht ka inkurajuar bizneset lokale dhe se edhe në të ardhmen partia e tij do t’i mbështesë bizneset ekzistuese që të bëhen edhe më të forta, dhe të hapin vende të reja pune. Ai gjithashtu theksoi se kandidati i tyre në Studeniçan do të ketë përkrahjen e organeve drejtuese të ekzekutivit në Republikën e Maqedonisë dhe beson se me përzgjedhjen e kandidatit të tyre komuna e Studeniçanit do të ecë përpara.

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e PDSH-së Bardhyl Dauti së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Adnan Bilalli dhe anëtarët e shtabit zgjedhor të PDSH-së për komunën e Tetovës sot mbajti konferencë për shtyp në hapësirën pas fakultetit të arteve në Reçicë të Vogël të Shkupit.  “Kemi ardhur sot në këtë vend për t’u shprehur edhe për një premtim të parealizuar nga ana e kryetares së deritanishme të kësaj komune Teuta Arifi e cila premtoi se këtu do të ndërtohet shkollë e re fillore për nevojat e popullatës dhe para së gjithash nxënësve nga kjo lagje periferike e Tetovës. Në vend të shkollës tani këtu edhe më tej ka baltë, gurë dhe mbeturina”, tha Dauti.

Qytetarët do të thonë se çka do të ndërtohet. Çfarë do të thonë qytetarët ata do të jenë ligj edhe për kryetarin e komunës dhe për këshilltarët dhe për pushtetin ekzekutiv, porositi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sonte nga tubimi në Berovë. Ai premtoi se do të ndërtohen komuna të hapura, ku qytetarët çdoherë do të dinë se si shpenzohen të hollat e tyre, thuhet në kumtesën nga LSDM-ja. Lideri i LSDM-së, u bëri thirrje qytetarëve të Berovës që ta japin mbështetjen për Koalicionin “Për jetë në Maqedoni” në zgjedhjet vijuese lokale./Telegrafi/