LAJMI I FUNDIT:

Vashat e Dritës ëndërrojnë titullin

Vashat e Dritës ëndërrojnë titullin

Tash kur kanë shënuar fitore edhe në kryendeshjen e fundjavës që e lamë pas kundër Bashkimit në Prizren, por edhe ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, vashave të Dritës në basketboll u janë shtuar apetitet, duke mëtuar edhe titullin e kampionit.

Afrim Selimi, kryetrajner në KB Drita, tha se punë shumë më të lehtë patën ndaj Vëllaznimit, të cilin e mundën me rezultat bindës, afërsisht 70 pikë koshdallim. Siç thekson ai, me lojë tepër të mirë u dalluan lojtaret Gentiana Ismajli me 17 pikë, pastaj Erika Nuhiu me 21 pikë dhe Lenda Ramadani me 14 pikë, por duhet vlerësuar edhe kontributin e lojtareve tjera.

Sipas kryetrajnerit Selimi, me këto dy fitore radhazi KB"Drita" këtë vit shfaq pretendimin për pjesëmarrje në finale të play-offit, e pse jo edhe ta fitojë titullin, aq më parë që, sipas tij, “titulli i kampionit është synim i gjilanaseve për këtë vit, pasi janë të përgatitura maksimalisht”. Ai në ditët në vazhdim ka paralajmëruar dy përforcimet e radhës, me çka titulli do të jetë edhe më afër. Sipas tij, është i nevojshëm veçmas përforcimi me lojtare në pozitën e qendrës. /Zëri/Telegrafi/