LAJMI I FUNDIT:

Varrezë për homoseksualë

Varrezë për homoseksualë

Shoqata daneze e homoseksualëve ka vendosur që edhe në vdekje, siç janë edhe në jetë, anëtarët e saj të jenë të izoluar, prandaj duke marrë si shembull baret dhe klubet e homoseksualëve ka krijuar edhe varrezat e tyre.

Varrezë e veçantë për homoseksualët danezë është hapur në Kopenhagë, derisa organizata Rainbow veçmë ka rezervuar 36 vende për arkivole.

Themeluesit e Rainbow, Ivan Larsen e Ove Carlson, dëshirojnë të janë afër njëri-tjetrit edhe pas vdekjes, prandaj para një viti kanë themeluar këtë organizatë e cila anëtarëve të saj u ofron hapësirë për të futur arkivolin e tyre për 2.500 kruna (525 dollarë).

"Ne i kemi vendet tona ku mund të takohemi dhe zbavitemi, siç janë baret për homoseksualë. Prandaj kemi dashur të kemi edhe varrezën tonë", ka thënë kleriku homoseksual Ivan Larsen.