LAJMI I FUNDIT:

Valë tjetër e sulmeve, Ukraina thotë se ka rrëzuar 60 nga 70 raketat e lëshuara nga Rusia

Valë tjetër e sulmeve, Ukraina thotë se ka rrëzuar 60 nga 70 raketat e lëshuara nga Rusia

Rusia ka lëshuar një breshëri raketash në objektiva anembanë Ukrainës për të tetën herë në tetë javë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atje është raportuar për ndërprerje të konsiderueshme të rrjetit elektrik, kryesisht në lindje.

Gjithashtu në jug, Odesa ishte pa energji elektrike ndërkohë që Ukraina thotë se katër persona u vranë.


Por sulmet, të cilat erdhën gati dy javë pas të fundit, mund të kenë bërë më pak dëme sesa në rastet e mëparshme.

Ukraina thotë se ka rrëzuar 60 nga 70 raketat e lëshuara nga Rusia ndërkohë që Moska thotë se goditi të 17 objektivat e saj.

Në fjalimin e tij me video të hënën vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet kishin goditur gjithashtu furnizimet me energji elektrike në Moldavinë fqinje.

“Kjo dëshmon edhe një herë se aftësia e Rusisë për të kryer sulme të tilla masive terroriste është një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë rajonin tonë”.

Sulmet e mëparshme ruse kanë goditur rrjetin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona pa energji elektrike dhe ngrohje me ardhjen e dimrit.

Paralajmërimet se Rusia po planifikonte një valë të re sulmesh kanë qarkulluar prej disa ditësh.

Dhe ato arritën përfundimisht vetëm disa orë pas një serie shpërthimesh në dy baza ajrore thellë brenda Rusisë, për të cilat Moska fajësoi dronët ukrainas “të kapur” nga mbrojtja ajrore ruse.

Tre ushtarakë u vranë dhe dy aeroplanë u dëmtuan lehtë nga shpërthimet, tha ministria ruse e mbrojtjes ndërsa Ukraina ende nuk ka komentuar rreth një zhvillimi të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Australia
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Amerika Latine
Kalo në kategori