LAJMI I FUNDIT:

Vala e dytë e ambasadave, në vendet e rajonit

Vala e dytë e ambasadave, në vendet e rajonit

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka paraparë që vala e dytë e hapjes së ambasadave të Kosovës të përfshijë vendet e rajonit, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në këtë kuptim – siç bën të ditur gazeta Zëri – në këtë ministri presin që nga 12 ambasada të reja të cilat Republika e Kosovës pritet t’i hapë gjatë vitit që vjen, pesë prej tyre të jenë në vendet e rajonit: në Maqedoni, Mal të Zi, Slloveni, Kroaci dhe Bullgari.

Këtë gjë për Zëri e ka bërë të ditur Albana Beqiri, këshilltare e ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni – e cila e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal – ndërsa ka shtuar se kujdesi i Ministrisë është që të ketë një mbulim edhe gjeografik të rajoneve ku shtete të ndryshme e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kështu, MPJ planifikon që gjatë vitit 2009 të hapë ambasada edhe në Çeki, Holandë, Suedi, Kolumbi, Japoni dhe në Emiratet e Bashkuara. /Telegrafi/