LAJMI I FUNDIT:

Vaksina për coronavirus, katër vende evropiane arrijnë marrëveshje me gjigantin farmaceutik

Vaksina për coronavirus, katër vende evropiane arrijnë marrëveshje me gjigantin farmaceutik

Katër vendet e BE-së arritën një marrëveshje me gjigantin farmaceutik AstraZeneca për furnizimin e të paktën 300 milionë doza të një vaksine COVID-19 që është duke u testuar nga Universiteti i Oksfordit.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, kjo u njoftua të shtunën nga Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë, e cila komentoi duke thënë se “veprimi i shpejtë, koordinues i një grupi të vendeve anëtare të [BE] krijon vlerë të shtuar për të gjithë në këtë krizë”.

Marrëveshja e nënshkruar nga kompania anglo-suedeze dhe “Aleanca Përfshirëse e Vaksinave e Evropës” gjithashtu do të vërë në dispozicion çdo vend të BE që dëshiron të marrë pjesë në iniciativë.


Ndërkohë është bërë e ditur se kostoja pritet të kompensohet nga fondet nga qeveritë.

“Kjo marrëveshje do të sigurojë që qindra miliona evropianë të kenë qasje në vaksinën e Universitetit të Oksfordit pas miratimit të saj”, citohet të ketë thënë drejtori ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot.

“Me zinxhirin tonë të furnizimit evropian që do të fillojë prodhimin së shpejti, shpresojmë që vaksina të vihet në dispozicion gjerësisht dhe me shpejtësi”.

AstraZeneca kohët e fundit arriti marrëveshje të ngjashme me Britaninë, SHBA, Koalicionin me seli Norvegji për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), dhe aleancën ndërkombëtare të vaksinave Gavi.

Ajo ka arritur gjithashtu një marrëveshje me Institutin Serum të Indisë për 1 miliard doza.

Ndryshe, testimi i vaksinës për COVID-19 filloi në Mbretërinë e Bashkuar në prill me mbi 1.000 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç ndërsa një raund tjetër me 10,000 vullnetarë filloi në maj.

Kompanitë e tjera, përfshirë kompaninë e bioteknikës amerikane Moderna dhe kompaninë farmaceutike franceze Sanofi, po ndjekin krijimin e një vaksine për coronavirus – e cila është mënyra e vetme e mundshme për t’u rikthyer në mënyrë të sigurt në “jetën normale” në botën pas COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Azia
Kalo në kategori