Një vaksinë e re kundër poliomielitit ka rritur shpresat se kjo sëmundje mund të çrrënjoset tërësisht. Poliomieliti mund të shkaktojë deformime të rënda dhe paraliza te fëmijët.
Numri i rasteve të poliomielitit në mbarë botën ka rënë 99 për qind në vitet e fundit si rezultat i një fushate vaksinimi global, që filloi në vitet e pesëdhjeta. Por sëmundja ende kërcënon fëmijët në të paktën katër vende në Afrikë dhe Azinë Jugore.
Tani, provat klinike në dy shtete kanë konfirmuar efikasitetin e një vaksinë të re. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se zhdukja e plotë e poliomielitit mund të jetë afër.
Shkencëtarët thonë se në dy vendet ku poliomieliti është endemik, vaksina e re ka qenë 30 për qind më efektive se të vaksinës tradicionale. Të dhënat në Nigeri dhe Indi kanë treguar se foshnjat qe morën vaksinën e re, të prodhuara nga dy kompani farmaceutike, krijuan një imunitet ndaj dy llojeve të virusit të poliomielitit.
Dr. Peter Hotez është president i Institutit Vaksina Sabin në Uashington DC. Ai thotë se vaksina e re ofron imunitet më të fortë. Ideja prapa Vaksinës së re është për ta bërë atë të nxisë një përgjigje imune. Vaksina tradicionale e poliomielitit quhet nganjëherë vaksina trivalente, sepse përmban 3 lloje të virusit. Vaksina e re ka vetëm dy lloje me përqendrim më të lartë të virusit".
Polio kryesisht prek fëmijët nën moshën pesëvjeçare dhe përhapet me shpejtësi në kushte të këqija higjienike. Sëmundja sulmon sistemin nervor, ndonjëherë duke shkaktuar paralizë të përhershme.
Dr Hotez thotë se zhdukja e poliomielitit ka qenë më e vështirë se sa zhdukja e lisë. Sëmundja e lisë ka simptoma të dukshme, thotë ai. Problemi me poliomielitit është se 99 për qind e të prekurve nuk paraqesin ndonjë shenjë të dukshme dhe në këtë mënyrë sëmundja bëhet shumë më e vështirë për t’u kontrolluar. Kjo do të thotë që vaksinimi duhet të shtrihet në segmente më të gjëra të popullsisë për t’i mbrojtur të gjithë, thotë doktor Hotez
Kundërshtimi i disave ndaj vaksinimeve për arsye politike dhe kulturore e ka komplikuar problemin. Ndalimi i vaksinave të poliomielitit në vitin 2003 në Nigeri shkaktoi një shtim infeksionesh jo vetëm në Nigeri. Virusi u përhap në disa vende fqinje, ku poliomielitit më parë ishte zhdukur.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se në ditët e ardhshme rreth 70 milion fëmijë në 15 vende në Afrikë do të vaksinohen kundër poliomielitit. Prej tyre, 55 milionë do të marrin vaksinë të re dyvalent.
Në disa vende, virusi është më i fortë. Dr. Peter Hotez thotë se në rastin e Indisë, një nga problemet që pengon suksesin e plotë, është fakti se tek disa njerëz sistemi imunitar nuk reagon ndaj vaksinës gojore. Kjo lidhet me kequshqyerjen dhe infeksionet nga parazitët ose diarreja.
Por, sipas OBSH-së, rastet e polios në Indi dhe në Nigeri ranë me më shumë se 90 për qind pas përdorimit të vaksinës së re. Kjo do të thotë se zhdukja e poliomielitit është në horizont. /VoA/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker