Studiuesit amerikanë kanë nisur një tjetër provë sigurie të një vaksine eksperimentale për COVID-19, duke përdorur një shpim të lehtë në lëkurë dhe jo si zakonisht në muskul. Pickimi me shiringë është si një provë e thjeshtë për lëkurën, i tha një studiues vullnetarit të shtrirë për të marrë vaksinën eksperimentale në Kansas City, të Mizurit, të mërkurën.
“Është prova më e rëndësishme që ne kemi bërë ndonjëherë,” tha më pas Dr. John Ervin nga Qendra për Kërkime Farmaceutike për agjencinë Associated Press. “Njerëzit po mbajnë radhën për të qënë pjesë e kësaj prove.” Eksperimenti, që përdor një vaksinë të hartuar nga Inovio Pharmaceuticals, është pjesë e një përpjekje globale për të gjetur mbrojtje shumë të nevojshme kundër një virusi që ka shkaktuar një ndërprerje të aktivitetit ekonomik dhe që po i detyron njerëzit të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa vendet përpiqen të frenojnë përhapjen.
Një tjetër vaksinë filloi testimin e sigurisë tek njerëzit muajin e kaluar në Siatëll, e krijuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit. Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve të këtij studimi kanë marrë të parën nga dy dozat e nevojshme. Studimi i kompanisë Inovio është caktuar të testojë dy doza të vaksinës së saj, të quajtur INO-4800, në 40 vullnetarë të shëndetshëm në laboratorin kërkimor në Kansas City dhe Universitetin e Pensilvanisë. Inovio është duke punuar me studiuesit kinezë për të filluar së shpejti një studim të ngjashëm në atë vend.
Këto studime të fazës së hershme janë një hap i parë për të parë nëse një vaksinë shfaqet mjaft e sigurt për teste më të mëdha të nevojshme për të vërtetuar efektshmërinë ndaj virusit. Edhe nëse hulumtimi shkon mirë, pritet të marrë më shumë se një vit përpara se çdo vaksinë të mund të jetë e disponueshme. Dhjetra vaksina të mundshme janë duke u krijuar në laboratorë në të gjithë botën, dhe pritet të fillojnë këtë proces të parë të testimit gjatë disa muajve të ardhshëm.
“Gjëja e mirë është se ne kemi një mori kandidatësh,” tha Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive të NIH, gjatë një podcast-i për Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane të mërkurën. Shumica e vaksinave në zhvillim kanë të njëjtin objektiv: Një proteinë që mbron sipërfaqen e virusit dhe e ndihmon atë të pushtojë qelizat njerëzore. Megjithatë, shumë funksionojnë në mënyra krejt të ndryshme, duke e bërë të rëndësishme për të testuar mundësi të ndryshme.
Studiuesit e Inovios paketuan një pjesë të kodit gjenetik të virusit brenda një pjese të AND-së sintetike. Injektuar në vaksinë, qelizat veprojnë si një mini-fabrikë për të prodhuar kopje të proteinave të padëmshme. Sistemi imunitar bën antitrupa mbrojtës kundër tyre – të nevojshme nëse virusi i vërtetë vjen ndonjëherë për të sulmuar. Vaksinat me ADN janë një teknologji e re. Kandidati për vaksina i NIH, prodhuar nga Moderna Inc., funksionon në mënyrë të ngjashme, përveç se përdor një lloj kodi gjenetik të quajtur RNA dhe injektohet më thellë – në muskul.
Asnjëra nga dy vaksinat e mundshme nuk përdorin virusin aktual, që do të thotë se nuk ka shanse që vullnetarët të infektohen nga vaksinat./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova