LAJMI I FUNDIT:

​Vaksina anti COVID-19 prodhon antitrupa në minj dhe derra

​Vaksina anti COVID-19 prodhon antitrupa në minj dhe derra

Kompania e imunoterapisë amerikane Inovio Pharmaceuticals deklaroi sot se vaksina e tyre eksperimentale ndaj coronavirusit është treguar që prodhon antitrupa mbrojtës dhe forcon aktivizimin e sistemit imunitar në minj dhe derra.

“Ne kemi parë një reagim të antitrupave që bën shumë gjëra që dëshirojmë t’i shohim në një vaksinë të ardhshme,” tha David Weiner, drejtori i Qendrës së Vaksinave dhe Imunoterapisë së Institutit Wistar, i cili punon me Inovio, duke shpjeguar se shkencëtarët zbuluan antitrupa në mushkëritë e kafshëve të vaksinuara.

“Ne mund të synojmë gjëra që do të parandalojnë që virusi të gjejë një strehë të sigurt në trupin tonë,” shtoi Weiner.


Inovio, i cili filloi të testonte vaksinën te njerëzit në prill, njoftoi se rezultatet paraprake të testit priten në qershor.

Në fazën e parë, 40 pjesëmarrës morën dy doza të vaksinës INO-4800, katër javë larg, pas së cilës u vëzhguan për dy javë.

Sipas Katherine Broderick, drejtuese e hulumtimit dhe zhvillimit në kompani, tashmë janë marrë të dhëna për sigurinë e vaksinave, dhe reagimi i vetëm nga disa pjesëmarrës ishte një skuqje e lehtë e dorës.

Kur të arrijnë të gjitha rezultatet paraprake, Inovio do të kërkojë leje nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të kaluar në fazën e dytë dhe të tretë të testimit në korrik ose gusht.

Inovio thekson se për vaksinat që po zhvillohen për MERS dhe INO-4800 për coronavirusin e ri SARS-CoV-2, po përdoret teknologji më e re që synon gjenet specifike në pjesën e jashtme, të theksuar të virusit.

Inovio tani planifikon të provojë vaksinën te kafshët më të mëdha, përfshirë lepujt dhe majmunët. Kafshët do të infektohen qëllimisht nga virusi, dhe atëherë do të shihet nëse vaksina do të parandalojë infeksionin. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori