LAJMI I FUNDIT:

Vajzat zhveshura përqafojnë futbollistët italianë

Vajzat zhveshura përqafojnë futbollistët italianë

Dy adhuruese të flakta dhe të zhveshura kanë hyrë në fushën e gjelbër dhe kanë ndërprerë stërvitjen e kombëtares italiane në futboll, në Coverciano në afërsi të Firencës.

Stërvitja e pasdites së të dielës u ndërpre për 15 minuta, pasi që dy vajzat e zhveshura papritur dolën në fushë. Vajzat ishin manekinia nga Venezuela Marinanne Puglia dhe valltarja nga Milano, Lisa Dalla Via.

Bukuroshet shumë shpejt janë përjashtuar nga fusha prej rojeve të sigurimit, por para kësaj, njëra nga vajzat, Dalla Via, arriti ta përqafojë mbrojtësin e Barcelonës, Gianluigi Zambrotta.

Futbollistët gjatë gjithë këtij rasti kanë reaguar me buzëqeshje. Stërvitja më pastaj ka vazhduar, por me një intensitet më të dobët, pasi që të gjithë kanë qenë ‘të trullosur’ nga ngjarja.