Volejbolli është një ndër sportet më të suksesshme të Gjakovës, suksese të cilat kanë ardhur falë punës që bëhet nga Klubi i Volejbollit Vëllaznimi.
Blendi Haxhikadrija, trajner i KV Vëllaznimi, ka thënë për Telegrafin që përgatitjet e ekipit në konkurrencën e femrave deri më tani po shkojnë shumë mirë.
“Përgatitjet e ekipit po shkojnë shumë mirë, është një grup i vajzave shumë të talentuara, dhe shumë të përkushtuara për sportin e volejbollit. Kemi punuar shumë fort këto ditë, dhe vera ka qenë shumë e nxehtë për neve pasi që kemi punuar dy herë në ditë me një grup të vajzave edhe me moshë të re, por që siç e ceka edhe më herët, me shumë talent”, ka thënë fillimisht Haxhikadrija.
Puna e madhe që është bërë, dhe rezultatet pozitive që janë arritur gjatë sezonit të kaluar, ka ndikuar që KV Vëllaznimi të shpallet kampion i Ligës së Parë, duke u inkuadruar kështu në Superligën B të Kosovës në volejboll.
“Dihet që tashmë jemi në një nivel më të lartë, dhe dihet që duhet të ballafaqohemi me ekipe më të vështira, por besoj që jemi të përgatitur mirë, sepse kemi punuar shumë më shumë se sa vitet tjera dhe po ashtu edhe entuziazmi i vajzave është më i madh, dhe është një kënaqësi më ndryshe”, u shpreh tutje Haxhikadrija për Telegrafin.
Përveç trajnerit Haxhikadrija, e kënaqur me ecurinë e përgatitjeve u shpreh edhe volejbollistja Ela Shehu.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, për shkak se siç e dimë tash veç se e kemi ngritur nivelin e volejbollit edhe kemi kaluar nga Liga e Parë, në Superligën B, duke bërë një hap më të madh drejt suksesit, kështu që edhe pritshmëritë tona janë më të mëdha.”, potencoi Shehu.
Theksojmë që KV “Vëllaznimi” në konkurrencën e vajzave sezonin e kaluar e kishte mbyllur pa asnjë humbje.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?