LAJMI I FUNDIT:

Vaji i farave të rrushit me vlera kurative

Vaji i farave të rrushit me vlera kurative

Vaji i nxjerrë nga farat e rrushit është vaj me cilësi të lartë i fituar nga shtrydhja e ftohtë. Duhet ta përdorim sa më shpesh në kuzhinë, kurse është shumë i mirë edhe në sallatë dhe për përgatitjen e soseve të ndryshme. Ka ngjyrë të verdhë, pa aromë dhe pa shije, kurse është i pasur me antioksidues dhe polifenol, si dhe me omega 3.

Ndikon pozitivisht mbi shëndetin, ndihmon në normalizimin e cikatricave që shfaqen nga ngjallja dhe sëmundja e sheqerit, e rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe e ul nivelin e kolesterolit të keq. Gjithashtu mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe goditja në tru si dhe e përforcon imunitetin.

Ky vaj ka zbatim të gjerë në prodhimet për kujdes për lëkurën e ndjeshme. Përbërjet që i ka ky vaj e ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, kurse gjithashtu, e mbrojnë atë nga infeksionet dhe rrezet UV.

Vaji i farave të rrushit rekomandohet dhe për kujdes të lëkurës së yndyrshme, sepse e ekuilibron nxjerrjen e gjëndrave të dhjamit. Ka aftësi degjeneruese dhe e zvogëlon krijimin e cikatricave. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori