LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane prezanton bombarduesin e ri që vështirë kapet nga radari

Ushtria amerikane prezanton bombarduesin e ri që vështirë kapet nga radari

Northrop Grumman Corp (NOC.N) zbuloi aeroplanin e ri B-21 “Raider”, i pari i një flote të re bombarduesish që vështirë kapet nga radari me rreze të gjatë për Forcën Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

B-21 u zbulua gjatë një ceremonie në fabrikën Northrop’s 42 në Palmdale, Kaliforni, duke i ofruar publikut pamjen e parë të bombarduesit të ri. I ndërtuar nga Northrop Grumman, bombarduesi u emërua për nder të “shpirtit të guximshëm” të aeroplanëve që kryen sulmin befasues të Luftës së Dytë Botërore, Doolittle Raid.

B-21, i cili ka një formë të ngjashme të “krahëve fluturues” me paraardhësin e tij, B-2, do të jetë në gjendje të dërgojë armë konvencionale dhe bërthamore në të gjithë botën.


Çdo aeroplan parashikohej të kushtonte afërsisht 550 milionë dollarë në vitin 2010, por për shkak të inflacionit, kostoja ka shkuar deri rreth 750 milionë dollarë, raporton cnn.

Forca Ajrore planifikoi të blinte të paktën 100 aeroplanë dhe të fillonte zëvendësimin e bombarduesve B-1 dhe B-2.

Northrop mundi një ekip të përbërë nga Boeing dhe Lockheed Martin kur fitoi kontratën për ndërtimin e bombarduesit në vitin 2015.

Prodhuesi i motorëve Pratt & Whitney, Collins Aerospace, GKN Aerospace, BAE Systems dhe Spirit Aerosystems janë në mesin e më shumë se 400 furnizuesve në 40 shtete.

Northrop e quan aeroplan të gjeneratës së gjashtë për shkak të aftësisë për t’u lidhur me aeroplanë të tjerë dhe për të integruar lehtësisht armët e ardhshme në arkitekturën e sistemit të tij.

B-21 ka gjithashtu një material sipërfaqësor më të qëndrueshëm të fshehtë që do të kërkojë më pak mirëmbajtje dhe do të ketë kosto minimale operative, tha në një intervistë me Reuters, Doug Young, menaxher i përgjithshëm në Northrop Grumman Aeronautics Systems. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori