LAJMI I FUNDIT:

Ushtarakët rusë tepër të trashë për uniformat e reja

Ushtarakët rusë tepër të trashë për uniformat e reja

Ushtarët rusë së shpejti do të duhej t’i marrin uniformat e reja të cilat i ka dizajnuar stilisti i famshëm rus, Valentin Yudashkin, mirëpo Ushtria ruse ka frikë se uniformat janë të punuara për manekinë, prandaj shumë prej ushtarëve rusë të cilët janë të trashë, do ta kenë problem se si të futen në to.

Mbi 30 për qind e ushtarakëve të lartë janë tepër të trashë, derisa pamje fizike e çdo të katërtit ushtarak vlerësohet si “e pakënaqshme”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Vyacheslav Sedov.

Pesha e tepërt te një numër i madh i ushtarakëve është vërtetuar gjatë testeve sportive gjatë dy muajve të fundit, kur ata është dashur të vraponin një kilometër për më pak se 4 minuta dhe të notonin 100 metra për 3 minuta e 45 sekonda, ka shtuar ai dhe ka precizuar se ushtarëve u janë rekomanduar aktivitete të rregullta trupore.