Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar bashkëpunimin me komandën kibernetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas informacionit të ditës së hënë se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa kundër sulmeve të internetit (kibernetike) ndaj demokracisë dhe institucioneve demokratike në disa shtete të Evropës Lindore, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia e Veriut.
Në Ministrinë e Mbrojtjes thonë se bashkëpunimi me komandën kibernetike amerikane ka nisur në vitin 2018, me qëllim që t’u ndihmohet subjekteve kompetente nga Ministria e Mbrojtjes për arritjen e standardeve të NATO-s në këtë sferë.
“Me ndihmën e ekspertëve është shqyrtuar gjendja lidhur me rrjetin e apostrofuar për qasje në internet dhe në bazë të ekspertizës së bërë janë ndërmarrë masa për përmirësimin dhe mbrojtjen e rrjetit informatikë të Ministrisë së Mbrojtjes nga aktivitetet e padëshiruara”, thonë nga ky dikaster, duke u përgjigjur nëse janë pjesë e planit aksional të komandës kibernetike të SHBA-së në rritjen e sigurisë kibernetike dhe sulmeve ndaj internetit.
Sipas informacioneve që janë konfirmuar edhe nga ambasada amerikane në Mal të Zi , SHBA-ja po vendos të ashtuquajturit “ushtarakë kibernetikë” në disa shtete të saj mike në Evropën Lindore, si në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Ukrainë, që t’i “ndihmojnë në përballjen me sulmet e vazhdueshme dhe kërcënimet kibernetike ndaj demokracisë”.
“Komanda kibernetike amerikane që kontrollon operacionet në hapësirën kibernetike për mbrojtjen e interesave amerikane, po bashkëpunon me autoritetet e këtyre vendeve që t’i pengojë kërcënimet potenciale. Komanda amerikane evropiane dhe komanda kibernetike amerikane bashkëpunojnë ngushtë me aleatët e NATO-s”, kanë deklaruar për BIRN nga ambasada amerikane në Mal të Zi, por pa saktësuar detaje tjera.
Kohë më parë, sipas portalit të specializuar “SaberScoop”, gjenerali amerikan Timothy Haugh, komandant i forcave të misionit kombëtar të komandës kibernetike, kishte deklaruar se si pjesë e operacionit të koduar “Teologjia sintetike”, komanda ka vendosur “ushtarakë kibernetikë” në Ukrainë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, që të ndihmojë këto vende që të “mbrohen dhe të mblidhen të dhëna për armiqtë”.
Sipas profesorit të sigurisë në universitetin Fon të Shkupit, Bashkim Selmani, sulmet kibernetike dhe kërcënimet e këtij lloji paraqesin “terrorizëm bashkëkohor” mes shteteve dhe se nga këto sulme nuk përjashtohet as Maqedonia e Veriut.
“Është fakt se nëse analizohet funksionaliteti i këtij vendi, në këtë vakum që ka pasur si një shtet i ndjeshëm sa i përket problemeve si brenda ashtu edhe jashtë, tash po i paraqitet edhe sulmi i radhës Maqedonisë së Veriut, apo sulmet kibernetike. Realisht dyshohet se ato vijnë nga Rusia, megjithatë ato nuk mund të argumentohen, por duke e ditur synimin e saj për anëtarësim në NATO dhe BE, ajo ende më shumë do të jetë e rrezikuar në këtë formë të sulmeve”, thotë Selmani.
Sipas Selmanit, Maqedonia e Veriut nuk është aq e përgatitur që të përballet me këto sulme, andaj edhe është e logjikshme të kërkojë ndihmë.
Në raportin e “SaberScoop” thuhet se SHBA-ja ka synuar “që të mënyrë aktive të pengojë përzierjen eventuale në zgjedhje nga vendet si Rusia”.
Në kontekst të kërcënimit të sigurisë kibernetike janë edhe zgjedhjet presidenciale amerikane dhe hetimi për përzierjen e mundshme ruse. Në këtë hartë është edhe Maqedonia e Veriut me lajmet e rreme nga qytetit i Velesit në mbështetje të Donald Trump.
Edhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg kishte përmendur Maqedoninë e Veriut si burim të lajmeve të rreme dhe kjo çoi që më vonë Facebook të mbyllë 212 faqe interneti në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, për shpërndarje të materialit në kundërshtim me politikat e kompanisë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar