LAJMI I FUNDIT:

Uruguai bën skarën më të madhe në botë

Uruguai bën skarën më të madhe në botë

Njëri prej vendeve më të vogla të Amerikës Jugore, ka dëshmuar dje se mund të bëjë gjëra shumë “të mëdha”, duke ndërtuar skarën më të madhe në botë.

Rreth 1250 mjeshtër të skarës në Uruguai, kanë pjekur rreth 12 mijë kilogram të mishit të lopës, gjatë të dielës, duke thyer kështu rekordin e vitit 2006 të vendosur nga Meksiko.

“Është shumë bukur, është një rekord”, ka thënë gjykatësi i rekordeve të Guinnessit, Danny Girton, derisa kuzhinierët e veshur në përparëse dhe kapela të bardha, bënin skarën më të madhe, për të hyrë në librin e rekordeve, me ndihmën e 6 tonelatave qymyr dhe 1500 skarave të bashkuara.

Rreth 20 mijë të pranishëm kishim provuar mishin e skarës, që theu rekordin e mëhershëm, i cili kishte qenë 8 mijë kilogramë mish i pjekur.


Uruguai, një vend që varet nga bujqësia dhe blegtoria, vitin e kaluar pati eksportuar mish në vlerë prej më shumë se 630 milionë euro.