LAJMI I FUNDIT:

Urinojnë nëpër kulmin e xhamtë të restorantit

Urinojnë nëpër kulmin e xhamtë të restorantit

Se çfarë mendojnë për restorantin elitar në përdhes të ndërtesës së tyre, ku mysafirët dhe pastruesit përditë krijojnë zhurmë të padurueshme, banorët nga katet e larta kanë vendosur ta dëshmojnë në një mënyrë të rrallë dhe të fyese. I kanë marrë gjërat në duar të veta – dhe atij i kanë urinuar kulmin e xhamtë nën të cilën njerëzit hanë ushqim.

Drejtoria e restorantit Neë York Delicatessen që një kohë lut banorët nga katet e sipërme të ndalojnë me kryerjen e nevojës së vogël nëpër kulmin e tyre të xhamtë. Pronari është aq i dëshpëruar sa që ka vendosur një shkresë në hyrjen e ndërtesës: ‘E di që jo të gjithë janë të kënaqur me restorantin tonë, por ju lutem, ndaloni urinimin nëpër kulmin tonë. Më duhet të blej edhe kutinë e re shpërndarëse për rrymë sepse nuk ia keni qëlluar cakut! Ju faleminderit’.

Duke marrë parasysh që restoranti punon deri në orët e vona të natës dhe vazhdimisht transporton mbeturina, volumi i zhurmës për banorët e ndërtesës sigurisht është bërë aq i padurueshëm sa që menysë ekzistuese kanë vendosur t’i shtojnë një bonus luksoz nga lartësia – dushin e artë.

“Janë shumë qesharak, mirëpo shpresoj të mos fillojnë të gjuajnë me gurët e veshkave”, ka deklaruar një fqinj nga ndërtesa përtej rrugës.