LAJMI I FUNDIT:

Uragani Ophelia: Tre viktima në Irlandë, 360 mijë banorë pa energji

Uragani Ophelia: Tre viktima në Irlandë, 360 mijë banorë pa energji

Në Irlandë është verifikuar viktima e tretë për shkak të uraganit “Ofelia”. Sipas televizionit publik “RTE”, bëhet fjalë për një burrë që ka humbur jetën pasi një pemë u rrëzua nga erëra të forta dhe ra mbi automobilin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Dundalk, në veri të ishullit, në afërsi të kufirit me Irlandën e Veriut. Viktima e parë ishte një grua e moshuar që ndodhej në bordin e mjetit të saj, ku sërish një pemë i ra sipër duke i marrë jetën.

Ndërkohë, mbi 120 mijë banesa kanë mbetur pa energji, ndërsa në Uells, ku stuhia pritet të mbërrijë në orët e ardhshme është urdhëruar mbyllja e shkollave për arsye sigurie.


Ndërkohë, viktima e dytë ka qenë një 30-vjeçar që humbi jetën teksa përpiqej të prsite me sharrë elektrike një pemë që ishte rrëzuar nga erërat e forta, që kalojnë shpejtësinë e 150 km në orë.

Ngjarja ka ndodhur në Çeir, në jug të ishullit.  Ndërkohë, 360 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Irlandë për shkak të uraganit. Sipas televizionit “RTE”, 5 deri në 10 për qind e familjeve të prekura rrezikojnë të mbeten në terr për më shumë se nj ë javë.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori