LAJMI I FUNDIT:

Universitetit të Prishtinës i kthehet dokumentacioni i konfiskuar nga serbët

Universitetit të Prishtinës i kthehet dokumentacioni i konfiskuar nga serbët

Me ndihmën e organizatës joqeveritare ndërkombëtare SPARK, Universiteti i Prishtinës ka arritur të kthej gjithë dokumentacionin e konfiskuar gjatë luftës nga administrata e dhunshme serbe. SPARK ka ndërmjetësuar midis Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit në veri të Mitrovicës për të shkëmbyer dokumentacionet midis këtyre dy institucioneve.

Rektori i Universitetit Prishtinës, Enver Hasani e ka përshkruar këtë bashkëpunim si teknik. “Ky është bashkëpunim teknik. Dokumentet e shqiptarëve kam pasur nevojë që t’i marrë sepse njerëzit në mungesë të tyre falsifikojnë. Kemi dy diploma të cilat ka kërkuar Shqipëria që t’i verifikojmë a janë falso a jo. Unë se kam ditur se a janë falso pasi ka qenë punë qorras deri tash. Tani kur e kam dokumentacionin tash e di për secilin a ka qenë apo jo student i këtij universiteti. Këtu nuk ka lidhje politike”, ka thënë Hasani.

Universiteti në veri, ka një licencë të përkohshme nga ndërkombëtarët por nuk është njohur asnjëherë nga institucionet e Republikës së Kosovës pasi ai punon me plan-programe të Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Hasani thekson se kthimi i dokumentacionit nuk ka të bëjë me njohjen ose jo të këtij universiteti, pasi ajo është punë e politikanëve dhe jo e tij.

“Unë as nuk njoh e as nuk çnjoh gjërat që ekzistojnë. Për këtë pyetni politikanët a ekziston universiteti në veri apo jo dhe çfarë statusi ka”, vijoi Hasani.


Me ndihmën e organizatës SPARK, UP ka kthyer në arkivat e saj, nga Universiteti në veri, 11.529 dokumente, prej tyre 5.125 dokumente origjinale të shqiptarëve, ndërsa ka dërguar në veri 37.506 dokumente të serbëve. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori