LAJMI I FUNDIT:

“Unë nuk do të vdes për Putinin!”: Rusët e tmerruar nisin protestat kundër mobilizimit, pas njoftimit se 300,000 rezervistë do të dërgohen në Ukrainë

“Unë nuk do të vdes për Putinin!”: Rusët e tmerruar nisin protestat kundër mobilizimit, pas njoftimit se 300,000 rezervistë do të dërgohen në Ukrainë

Rusët e tmerruar kanë dalë në rrugë në protestë kundër dërgimit në vijat e frontit në Ukrainë pasi presidenti Vladimir Putini urdhëroi mobilizimin e rezervistëve në një përshkallëzim dramatik të luftës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa demonstrues që mbanin tabela “jo mobilizimit” dhe brohoritnin slogane kundër luftës janë tërhequr zvarrë nga policia e armatosur duke u përpjekur të shuante trazirat në të gjithë vendin, ndërsa të tjerët përpiqen të dëshpërimisht të largohen nga vendi duke marrë bileta vajtje-ardhje nga Moska.


Mosbindja dhe eksodi nxiten nga frika se kufijtë e Rusisë mund të mbyllen së shpejti ose se një thirrje më e gjerë mund të dërgojë shumë njerëz “në moshë luftarake” në luftë pasi Putini urdhëroi thirrjen e 300,000 rezervistëve ushtarakë – e para në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Protestat e sotme filluan në Siberi, me demonstruesit që rrezikojnë burgun sipas ligjeve që ndalojnë kritikat ndaj forcave të armatosura dhe më shumë trazira që supozohet se kanë filluar edhe në Moskë e Shën Petersburg.

Një protestues u ndalua në Novosibirsk pasi u bërtiti policisë dhe oficerëve të FSB-së në një tubim: “Unë nuk do të vdes për Putinin, apo për ty!”.

Burri u duartrokit me zë të lartë nga protestuesit e tjerë në tubimin kundër luftës në Siberi, oficeri i policisë jozyrtare të kryeqytetit të Siberisë i bërtiti: “Unë kërkoj nga ju që të ndaloni këtë aktivitet të paligjshëm”.

Ndërkohë, siç vënë në pah mediat, dëgjohej zëri i një protestuesi që thotë ‘Çfarë po bën?’ ndërsa ai është i ndaluar, ndërsa një tjetër pyet: ‘A jeni kafshë?’.

Veç kësaj, vënë në pah mediat, zemërimi ka shpërthyer edhe në mediat sociale dhe madje është shpikur një fjalë e re për të përshkruar ferrin që ka lëshuar Putin – ‘Mogilizim’, nga fjala ruse ‘Могила’ [Mogila] – ose varr, fati morbid që pret mijëra të thirrur në ushtri.

Ndërsa disa dolën në rrugë, të tjerë u përpoqën të largoheshin nga regjimi dhe çmimet e biletave u rritën për dhjetëfish. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori