LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se më në fund ka ndaluar avancimin e Rusisë në perëndim të Avdiivka

Ukraina thotë se më në fund ka ndaluar avancimin e Rusisë në perëndim të Avdiivka

Ushtria ukrainase tha se forcat e saj ndaluan një përparim rus jashtë Avdiivka, një qytet lindor në Ukrainë i pushtuar nga Rusia muajin e kaluar.

Megjithëse forcat e Vladimir Putin morën nën kontroll dy fshatra të tjerë, përparimi i tyre pranë Avdiivka u ndal për momentin, tha zëdhënësi ushtarak ukrainas Dmytro Lykhoviy, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne po themi se në këtë sektor të sulmit të drejtpërdrejtë rus, ne po arrijmë të stabilizojmë situatën dhe përparimi i armikut është ndalur”, citohet të ketë thënë zëdhënësi, duke folur në televizionin kombëtar.


“… Armiku po bën përpjekje të jashtëzakonshme, por nuk po bën asnjë përparim”, ka thënë më tej zyrtari.

Ai tha se ushtria ukrainase po bënte punën e saj dhe “duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme armikut”.

Pasi luftoi një betejë të gjatë për më shumë se një vit për qytetet ukrainase Bakhmut dhe Avdiivka, Rusia tani po forcon ofensivën e saj për të marrë fshatin Novomykhailivka pranë Marinka.

Fshati tani është një nga zonat më të nxehta në vijën e frontit të luftës, tha zyrtari.

Ndërsa sipas institutit me bazë në SHBA, Instituti për Studimin e Luftës, që monitoron ofensivën, ” blogerët ushtarakë rusë pohuan se forcat ukrainase mbajnë pozicione vetëm në Novomykhailivka perëndimore dhe se luftimet vazhdojnë në zonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Kalo në kategori